Taulant Balla dënon ashpër përdorimin e flamurit kombëtar: “TURP!”
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar ashpër publikimin e një fotografie ku një qen shfaqej i mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe fyes ndaj simbolit kombëtar. Ai shprehu indinjatën e tij të thellë për mënyrën se si ishte përdorur flamuri kuqezi.
“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!”, ka shkruar Balla.
