**Sindikatat e RTK-së: Protestë sot për pagat e plota**

Tri sindikata të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) – Sindikata e Pavarur e RTK-së, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës – kanë bërë të ditur se sot, në orën 12:00, do të organizojnë një protestë para godinës së këtij institucioni.

Kjo protestë vjen si reagim ndaj mosshlyerjes së plotë të pagave për punëtorët e RTK-së.

Sindikatat kërkojnë shlyerjen e menjëhershme të pjesës së mbetur të pagave dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve.

Ato u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe për të siguruar stabilitetin ekonomik.