Gerard McGurk, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.
McGurk në postimin e tij, ka përgëzuar KQZ’në, për organizimin e procesit, të cilin e ka vlerësuar si të ‘’suksesshëm’’, si dhe, liderin e VV’së, Albin Kurtin, për rezultatin e partisë së tij, përcjell Gazeta Express.
E përgëzoj KQZ për organizimin e një tjetër procesi zgjedhor të suksesshëm dhe Albin Kurti për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur. OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit përmes dialogut dhe kompromisit.”, ka shkruar ai.
I congratulate @KQZKosova for delivering another successful election and @albinkurti on his party’s result. Voters have spoken; responsibility now lies with those elected. @OSCEKosovo urges timely formation of institutions, election of President through dialogue and compromise.
— Ambassador Gerard McGurk (@OSCEKosovo_HoM) June 9, 2026
