Në mjekësi, veshkat njihen
të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe
shpërndahet energjia e dobishme për trupin.

Veshkat filtrojnë gjakun,
ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në
organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i
gjallërisë.

Ekspertët mjekësorë
besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte
psiko-emocionale të sjelljes sonë.

Një njeri, veshkat e të
cilit janë të shëndetshme, ka më shumë zgjuarsi, ndërgjegjësim për veten, dhe
një mënyrë racionale të të menduarit.

Veshkat problematike i
shkaktojnë njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive të
tepruara. Shëndeti i veshkave nuk duhet anashkaluar dhe kjo nis duke u ushqyer
siç duhet.

Këshilla për veshka të forta

Ushqimet me kripë janë të
mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm.

Shmangni ose minimizoni
sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve.

Shmangni ushqimet shumë të
ftohta dhe pijet me akull.

Pakësoni ose hiqni dorë
nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa
sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës.

Veshkat bëhen më të forta
me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar.

Pini 8-10 gota ujë në
ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera.

Gjatë dimrit mund të
rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës.

Burimet detare ushqimore
janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo
atë të rezervatit.

Sigurohuni të pushoni dhe
flini mjaftueshëm.

Mos e teproni me të
ngrënit dhe mos hani në mbrëmje vonë.

Ruani ekuilibrat e
proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore.

Konsumoni më shumë
minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme.

Frika është emocioni që
dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem.

Ushqimet që u bëjnë mirë veshkave

Drithërat: Hikrra, orizi i
zi dhe elbi.

Bishtajoret: Soja e zezë.

Perimet: Panxhari, gjethet
e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe.

Frutat: Boronicat,
manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini.