Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të së dielës, më 7 qershor. Ai ka përgëzuar gjithashtu Albin Kurtin për rezultatin e arritur nga partia e tij.

Përmes një postimi në platformën sociale X (ish-Twitter) më 9 qershor 2026, McGurk theksoi se votuesit kanë folur dhe përgjegjësia tani u takon të zgjedhurve. OSBE-ja i bën thirrje autoriteteve për formimin në kohë të institucioneve të reja dhe për zgjedhjen e Presidentit të vendit përmes dialogut dhe kompromisit mes partive politike.