Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shkruar lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.

Ramadani, ka thënë se ‘’demokracia triumfoi’’ dhe se, ‘’askush nuk është mbi popullin’’.

Postimi:

Demokracia triumfoi. Edhe njëherë, populli i Kosovës dha mesazhin e qartë e të prekshëm: nuk mundet të ndërtohet çfarëdo sistemi njëpartiak (parti-shtet)!

Jo, tha populli ynë, nuk bën!

Askush nuk është mbi popullin, as atëherë kur i shkon mendja të sillen ashtu! Andej e këndej!

#Demokraci #Kosova