Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë nga familjarët shtëpinë e tij në Gjakovë.
Mësohet se viktima është i moshës 86 vjeçare.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj,
Sipas tij, vdekjen e tij e kanë konfirmuar ekipi i emergjencës mjekësore.
“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj për IndeksOnline.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor. /IndeksOnline/
