Ushtria iraniane paralajmëron SHBA-në: Sulme më të ashpra nëse agresioni përsëritet
Ushtria e Iranit ka lëshuar një paralajmërim për “sulme edhe më të ashpra dhe të gjera” nëse Shtetet e Bashkuara përsërisin agresionin e tyre ndaj vendit.
Mbrëmë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi se kishte kryer sulme ‘në vetëmbrojtje’ ndaj caqeve në Iran, pas rrëzimit të një helikopteri Apache.
Në përgjigje të këtyre veprimeve, Irani ndërmori sulme kundër Jordanie, Kuvajtit dhe Bahreinit, duke vënë në shënjestër asete amerikane në këto vende.
Pas këtyre zhvillimeve, Komanda Qendrore Khatam al Anbiya e forcave të armatosura iraniane lëshoi një paralajmërim për SHBA-në, i cili u raportua nga mediat shtetërore të vendit.
Komanda konfirmoi kryerjen e sulmeve dhe deklaroi se:
“Ushtria kriminale amerikane duhet ta dijë se, nëse agresioni kundër Republikës Islamike të Iranit përsëritet, sulme edhe më të ashpra dhe më të gjera do të kryhen kundër shënjestrave të përcaktuara në rajon.”
