Kryetari Totaj përkujton 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: “Kapitull thelbësor i historisë sonë”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përkujtoi sot 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një ngjarje thelbësore që shënon një nga kapitujt më domethënës të historisë kombëtare dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Përmes një postimi në platformën sociale Facebook, Totaj theksoi se sot kujtohen me krenari dhe respekt vizioni, sakrifica dhe vendosmëria e burrështetasve – siç i quajti ai – të cilët hodhën themelet e organizimit politik kombëtar dhe të rrugëtimit drejt shtetformimit shqiptar.
Ai e përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi veprës së tyre dhe i përjetshëm kujtimi për kontributin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!”
