**4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës në Korçë, plagoset rëndë**
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vinçan të Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese. Si pasojë e rënies, i mituri ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija ndodhet aktualisht në repartin e reanimacionit të pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, raporton Top Channel.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
