Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka konfirmuar se Vinicius Junior do të jetë në fushë në ndeshjen e së martës kundër PSV Eindhovenit, në Ligën e Kampionëve.
Në konferencën për shtyp para kësaj sfide, portugezi u shpreh se braziliani po përmirësohet dhe se pret ta shohë sërish në nivelin e tij më të mirë.
“Besoj se do të rikthehet të shfaqë potencialin e tij maksimal. Është ende i ri dhe njerëzit ndoshta harrojnë se ka arritur shumë shpejt në nivele të jashtëzakonshme. Ka fituar gjithçka”, deklaroi Mourinho, duke kujtuar edhe paraqitjet e fundit të sulmuesit, përfshirë ndikimin që pati në ndeshjen ndaj Celta Vigos.
“Fundjavën e kaluar hyri mirë dhe ndihmoi në ndryshimin e lojës. Nesër do të luajë dhe presim të shohim versionin e tij më të mirë”, shtoi trajneri madrilen.
I pyetur për Nico Pazin, Mourinho zgjodhi të mos japë detaje, duke u përgjigjur me humor: “Nuk është lojtari im”.
Ndërkohë, për përballjen me PSV-në, ai vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se është një skuadër që meriton më shumë pikë sesa ka aktualisht dhe se Reali synon fitoren për të shmangur rrezikun e përfundimit në fazën e play-offit. /Gazeta Express
