Me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në varrin e veprimtarit Adem Demaçi, lajmëron Ekonomia Online.

Ata ishin të shoqëruar edhe nga disa ministra në detyrë të kabinetit qeveritar.

Më herët gjatë ditës, Haxhiu dhe Kurti kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.