Policia e Kosovës ka bërë apel për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale të vjedhjes.
Përmes një njoftimi zyrtar dhe publikimit të fotografisë së tij, Policia kërkon informacione nga kushdo që mund të ketë njohuri për identitetin e personit në fjalë.
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka theksuar se personi i dyshuar po kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë numrin emergjent 192 ose të dërgojnë email në adresën: info@kosovopolice.com.
