Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Indeksonline/