Skuadra e Ballkanit ka nisur ndryshimet për sezonin e ardhshëm.

Ish-kampioni i Kosovës ka ndarë rrugët me tre futbollistë, Gerarlb Smajlin, Bruno Oliveiran dhe Stanislav Petkov, shkruan IndeksOnline.

Ballkani i ka falenderuar ata për kontributin që kanë dhenë me fanellen e tyre.

“FC Ballkani njofton se rrugëtimi ynë me futbollistët Geralb Smajli, Bruno Oliveira dhe Stanislav Petkov ka përfunduar.

Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit.

I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit.

Klubi u uron Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit shumë suksese në karrierën dhe jetën e tyre personale.

Faleminderit dhe suksese në sfidat e reja! “, thuhet bë njoftim./IndeksOnline/