Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të kenë mundësinë t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës në grupmoshat përkatëse.

Përmes këtij procesi, trajnerët dhe stafi teknik i përfaqësueseve të Kosovës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër potencialin e lojtarëve dhe të përzgjedhin elementët më të spikatur për ekipet kombëtare.

Djemtë U15
8–9–10 korrik

Gjenerata: 2012

Djemtë U17
8–9–10 korrik

3–4–5 gusht

Gjenerata: 2010

Djemtë U16
11–12–13 korrik

3–4–5 gusht

Gjenerata: 2011

Vajzat U19
3–4–5 korrik

Gjeneratat: 2008, 2009

Vajzat U17
5–6–7 korrik

Gjeneratat: 2010, 2011, 2012

Të dhënat e nevojshme për aplikim:

Emri dhe mbiemriData e lindjesKlubiPozita në fushëNumri i kontaktit.