Policia Austriake Konfirmon: Viktima 18-Vjeçare e Aksidentit Fatal nuk ishte Kosovare
Policia austriake ka konfirmuar se 18-vjeçari që humbi jetën në një aksident fatal në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, nuk ishte shtetas kosovar, siç u raportua fillimisht, por ishte austriak.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv policia, duke shtuar se viktima kishte lindur dhe banonte në Linz.
Nga ky aksident kanë pësuar lëndime edhe persona të tjerë.
Lidhur me rastin, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
