Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka cilësuar Spanjën si skuadrën favorite për të fituar Kupën e Botës 2026, duke vlerësuar nivelin e lartë që ka treguar kampionia e Evropës në vitet e fundit.

“Nëse ka një ekip favorit, ai është Spanja. Edhe pse Franca ka ambicien legjitime për ta fituar këtë titull, rruga do të jetë e gjatë”, deklaroi Deschamps për mediat.

Tekniku francez theksoi se “Gjelat” posedojnë potencial të madh, pavarësisht rinovimit të skuadrës, por shtoi se nuk e konsideron Francën më të fortë se rivalët e saj.

“Favoritja e madhe është Spanja, për këtë nuk kam asnjë dyshim”, përfundoi ai.