Ndeshja Spanjë-Cape Verde dhuroi një nga befasitë e këtij Botërori.

Ata u ndanë në paqe, e cila u mbyll me rezultat 0-0 në “Mercedes Benz Stadium” të Atlantës.

Heroi i ndeshjes ishte 40-vjeçari Vozinha, i cili bëri 7 pritje ndaj kampionëve të Evropës, ku për këtë FIFA e shpalli atë “Man of the Match”.

Ai bëhet edhe portieri më i vjetër që merr këtë çmim.

Cape Verde, ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Uruguajit, më 22 qershor./IndeksOnline/