Tetë viktima nga rrëzimi i një bombarduesi B-52 në SHBA

Tetë persona, përfshirë dy punonjës të kompanisë Boeing, kanë humbur jetën pas rrëzimit të një bombarduesi B-52 të Forcave Ajrore Amerikane. Incidenti tragjik ndodhi menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards, e vendosur në Kaliforninë jugore.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:20 sipas kohës lokale të hënën, teksa avioni ishte duke kryer një mision provë rutinë, sipas raportimeve të BBC-së.

Përplasja shkaktoi një re të madhe tymi të zi në ajër, e cila ishte e dukshme për kilometra të tëra.

Koloneli James Hayes deklaroi se Baza Ajrore Edwards përjetoi “një tragjedi të rëndë” dhe se “humbën tetë amerikanë të shkëlqyer”.