Xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, një prodhim i ri kinematografik me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi, kanë nisur. Producent i filmit është Shkumbin Istrefi.
Në rolet e filmit marrin pjesë aktorët Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi, Liza Curri, si dhe emra të tjerë.
Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.
Filmi është një prodhim i studios “Mayfly Productions” dhe po realizohet me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).
