**Aksident në Prishtinë: Taksi godet fëmijën në vijat e bardha pranë shkollës ‘Ismail Qemali’**

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një fëmijë është goditur nga një taksi ndërsa po kalonte vijat e bardha pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës mjekësore dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani, detajet rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës dhe rrethanat e plota të aksidentit mbeten të paqarta. /Indeksonline/