Sistemi Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se nesër, më 17 qershor 2026, do të mbahet takimi i Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në njoftimin e publikuar, Sistemi Prokurorial ka ftuar mediat dhe monitoruesit që të marrin pjesë në këtë proces, i cili do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00 në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Ftoheni të merrni pjesë në takimin e Panelit Vlerësues për konfirmimin e statusit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, nesër, me datë 17 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e takimeve në ndërtesën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kati VI”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë monitorimit të procesit, të gjithë monitoruesit duhet t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
“Gjatë monitorimit, kërkohet nga secili monitorues që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja”, thuhet më tej në njoftim.
Sistemi Prokurorial ka kërkuar nga institucionet dhe organizatat e interesuara që të konfirmojnë paraprakisht emrin e monitoruesit përmes Zyrës për Komunikim Publik.
“Ju lutem të na konfirmoni emrin e monitoruesit, duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën: info.kpk@rks-psh.org”, thotë njoftimi.
