Aktrojda e njohur Daveigh Chase ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare
Aktorja amerikane Daveigh Chase ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur partneri i saj për median TMZ.
Shkak i vdekjes, sipas raportimeve, dyshohet të ketë qenë meningjiti fulminant dhe një infeksion i rëndë në gjak.
E lindur në Las Vegas në vitin 1990, Chase e nisi karrierën e saj artistike në një moshë shumë të re, duke filluar si aktore zëri. Ajo u bë e njohur në nivel global pas interpretimit me zë të personazhit Chihiro në filmin e animuar japonez “Spirited Away”.
Vitin 2002 shënoi një kulm në karrierën e saj, kur fitoi famë të madhe me rolin e Samara Morgan në filmin horror “The Ring”, me regji të Gore Verbinski. Ky rol i solli edhe çmimin “Villain of the Year” në MTV Movie Awards 2003.
Më parë, ajo kishte dhënë kontributin e saj edhe në projekte të tjera të rëndësishme të animacionit, përfshirë filmin e Disney-t “Lilo & Stitch”, ku interpretoi me zë personazhin Lilo.
Sipas TMZ, aktorja ishte shtruar në spital në Los Angeles që nga fillimi i qershorit për shkak të një gjendjeje të rënduar shëndetësore, e cila për fat të keq u përkeqësua duke çuar në ndërlikime fatale. Partneri i saj ka njoftuar gjithashtu nisjen e një fushate për mbledhjen e fondeve në kujtim të aktores.
