**Arrestohet një person, sekuestrohen 14 fishekë**

Mesnatën e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një pikë kontrolli.

Sipas njoftimit policor, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një karikator me 14 fishekë.

Pas intervistimit dhe inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar për t’u proceduar në rrugë ligjore të rregullt.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.