Izraeli sulmon jugun e Libanit gjatë natës

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin kryer sulme ajrore gjatë natës në disa zona të jugut të Libanit, duke pretenduar se shënjestër ishin militantë dhe infrastrukturë e grupit Hezbollah.

Sipas raportimeve të The Times of Israel, këto operacione u kryen si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollahu, një organizatë e mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit bëri të ditur se nga këto bombardime ajrore kanë humbur jetën të paktën 16 persona.