**Hetime për zhdukjen e një burri në Novobërdë**

Policia ka nisur hetimet pas raportimit të zhdukjes së një burri në Novobërdë. Një fqinje e tij ka deklaruar se ai është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e tij aktualisht nuk dihet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më 18 qershor 2026, në fshatin Makresh i Epërm të Novobërdës.

Raporti policor detajon se “më 18.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se fqinji i saj, një mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.”