Zyrtare: Bersant Celina i bashkohet Al Ettifaq në Arabinë Saudite
Mesfushori kosovar, Bersant Celina, ka zyrtarizuar kalimin e tij te klubi arab Al Ettifaq. Futbollisti 27-vjeçar ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me skuadrën nga Arabia Saudite. Në mesfushën e Al Ettifaq, Celina do të luajë krah për krah me yllin holandez, Georginio Wijnaldum.
