Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ka arrestuar 21-vjecarin M.F i cili vodhi më 15 qeshor një pikë karburanti në Krastë. Po ashtu i riu rezulton se me datë 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe më armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K në fshatin Radë për ta vjedhur.
Gjatë operacionit për kapjen e tij 21-vjecari ka tentuar ti largohet forcave të policisë por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës, raporton abcnews.al.
Ndërkohë policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri tip automatik dhe pushkë që posedoheshin nga i riu.
