Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e njërit prej ikonave të klubit suharekas.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e skuadrës, Edvin Kuç i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ballkani, në faqen e tyre zyrtare përmes një video të publikuar.
Kuç, ishte një nga yjet e gjeneratës së artë të Ilir Dajës, ku kishte fituar 3 tituj të kampionit, Superkupën si dhe kishte luajtur në fazën e grupeve të Conference League./IndeksOnline/
