Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar një sërë çështjesh thelbësore. Në fokus të bisedës ishin të drejtat dhe siguria e grave, fuqizimi i të rinjve, liria e medias, si dhe reforma zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook. Ajo theksoi se gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve, me qëllim parandalimin e dhunës ndaj grave.

Sipas postimit, dy palët trajtuan gjithashtu prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje të mëtutjeshme nga ana e OSBE-së.