**Ferizaj: 44 aksidente, mbi 1.200 gjoba dhe 20 leje drejtimi të pezulluara brenda një jave**

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka intensifikuar veprimet për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Sipas komunikatës zyrtare, në periudhën 15-21 qershor 2026, janë shqiptuar gjithsej 1.219 gjoba për kundërvajtje, ndërsa 20 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda në trafik.

Brenda kësaj jave janë regjistruar gjithsej 44 aksidente. Prej tyre, 21 ishin me lëndime, ku mbetën të lënduar 28 persona, dhe 23 aksidente rezultuan vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt theksoi se do të vazhdojë me veprime të shtuara në terren, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Autoritetet policore, në të njëjtën kohë, kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë” si dhe në numrin emergjent 192.