Keqpërdorimi i ujit në rajonin e Prishtinës do të pësojë me pasoja ligjore.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo bëri të ditur se përpos shkyçjeve ilegale nga sistemi publik i ujësjellësit, keqpërdoruesit e ujit do të dërgohen në Prokurori.

“Uji duhet të shpenzohet për nevoja shtëpiake, higjienike dhe jo për destinime të paarsyeshme, si për larjen e veturave, ujitjen e bahçeve, kopshteve, arave, siç ndodh rëndom. Dhe për këtë arsye ne tashmë kemi marrë vendim që të gjithë inspektorët të bëjnë identifikimin e keqpërdorimit të ujit, dhe si forma më e keqe e keqpërdorimit të ujit është lidhja ilegale në sistemin publik të ujësjellësit. Këto raste pastaj do të ndëshkohen në forma të ndryshme, përpos që shkëputen nga sistemi publik i ujësjellësit, ne bëjmë edhe kallëzim penal dhe e dërgojmë në Prokurori”, u shpreh Mjeku në Klan Kosova.