Foleja Home / Candeo, fabrikë për prodhimin e mobiljeve dhe produkteve nga druri, shpall vende të lira pune për pozitat:
Operator në fabrikë
Ndihmës në fabrikë
Kërkojmë kandidatë të motivuar, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë në ambient prodhimi.
Detyrat kryesore përfshijnë:
Punë në proceset e prodhimit të mobiljeve dhe përpunimit të drurit;
Asistim në përgatitje, montim dhe paketim;
Mbajtje e rregullit dhe pastërtisë në vendin e punës;
Bashkëpunim me ekipin e prodhimit dhe përgjegjësit e fabrikës.
Kandidatët duhet të kenë:
Gatishmëri për punë fizike dhe ekipore;
Përgjegjësi dhe korrektësi në orar;
Përvoja në fabrikë, prodhim, mobiljeri ose përpunim të drurit është përparësi, por jo e domosdoshme.
Lokacioni: Foleja Home / Candeo, Preoc, përballë hyrjes së lagjes Maigona Residence.
Aplikimi dhe informatat:
Kandidatët e interesuar mund të na kontaktojnë përmes telefonit ose WhatsApp në numrin:
+383 48 100 494
Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e zhvillimit të prodhimit vendor.
