Lionel Messi bëri sot një paraqitje historike në Kampionatin Botëror.

2 golat e tij ndaj Austrisë ishin historik, pasi që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në histori të këtij kompeticioni, duke thyer rekordin 11-vjeçar të Miroslav Kloses.

Rekordi i Kloses nuk ishte i vetmi që “La Pulga” e theu, pasi që ai tashmë ka thyer edhe rekordin botëror të Guinness, me 18 golat e tij.

Përveç kësaj, Messi udhëheq edhe listën e top-golashënuesve të këtij edicioni, ku ka shënuar 5 gola./IndeksOnline/