Kupa e Botës: Shtatë kombëtare të kualifikuara, pesë të eliminuara; Kolumbia e shtata, Panama e pesta.

Kolumbia ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës, duke u bërë kjo kombëtarja e shtatë që arrin këtë sukses. Në anën tjetër, kombëtarja e Panamasë është bërë e pesta skuadër që eliminohet nga kompeticioni.

Ky kualifikim erdhi pasi mbrëmë Kolumbia shënoi fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur ekipin e Kongos.

Përveç Kolumbisë, kualifikimin e kanë siguruar edhe Meksika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermania, Argjentina, Franca dhe Norvegjia.

Ndërsa, pas humbjes nga Kroacia, kombëtarja e Panamasë është e pesta që është eliminuar nga Kupa e Botës. Më parë, nga gara janë larguar edhe Turqia, Tunizia, Haiti dhe Jordania.

(Burimi: IndeksOnline)