**Pesë persona përfshihen në rrahje në Aeroportin “Adem Jashari”, dërgohen në mbajtje**

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje masive në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të mërkurën në mbrëmje, pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja, e cila ka ndodhur rreth orës 20:30, u konfirmua nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor.

Sipas raportit policor, pesë meshkuj, shtetas të Kosovës, u përleshën mes vete pas shpërthimit të mosmarrëveshjes. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes pasi janë intervistuar lidhur me rastin.