**Dodik dhe Izetbegoviq përplasen ashpër në bisedë telefonike; publikohet incizimi audio**
Ish-kreu i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, është përplasur ashpër në një bisedë telefonike me politikanin boshnjak, Bakir Izetbegoviq, sipas incizimit audio të publikuar.
Gjatë bisedës me tone të ashpra, Izetbegoviqi e ka akuzuar Dodikun për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe për dëmet që ai po i shkakton shtetit të Bosnje e Hercegovinës. Ai citohet t’i ketë thënë Dodikut: “E shan gjenocidin tonë, po shkatërron shtetin dhe i bëhesh qejfit Izraelit që vret fëmijë.”
Nga ana tjetër, politikani serb ka pretenduar se Izetbegoviqi po e kërcënon. “Më kërcënon. Më dërgon muxhahedinë”, citohet të ketë thënë Dodiku.
