Fabrizio Romano ka dhënë një garanci të qartë se Milani do të bëjë një transferim të rëndësishëm në repartin ofensiv gjatë kësaj vere.
Duke folur në kanalin e tij në YouTube, me deklaratat e cituara nga “MilanNews”, Romano ishte i prerë në qëndrimin e tij.
“Mund ta them me besim: Milani do të nënshkruajë me një sulmues të rëndësishëm,” tha ai.
“Pres që ata të bëjnë një transferim të madh në sulm. E firmos këtë dhe e garantoj. Është një nga çështjet më të rëndësishme që Ruben Amorim dhe drejtuesit e Milanit kanë diskutuar”, shtoi ai.
Sa i përket spekulimeve që e lidhnin Santiago Gimenez me një transferim te Porto, Romano ishte po aq i qartë.
“Porto e mohon këtë. Presidenti Andre Villas-Boas dhe të gjithë të përfshirët te Porto po bëjnë të qartë se nuk po negociojnë për Santi Gimenez,” tha ai.
“Sot Porto mohon se ka bërë oferta apo se ka nisur negociata”, u shpreh ai.
Megjithatë, Romano pranoi se situata e Gimenez mund të ndryshojë sapo Milani të transferojë një sulmues të ri.
“Nga këndvështrimi i Gimenezit, është e qartë se nëse vjen një tjetër sulmues, do të ketë lëvizje lidhur me largimin e tij,” shpjegoi ai.
“Por jo drejt Portos në këtë moment.”
Identiteti i objektivave kryesorë të Milanit për repartin ofensiv mbetet ende i paqartë, veçanërisht mes pasigurisë dhe ndryshimeve të vazhdueshme në drejtimin e klubit.
Megjithatë, siguria me të cilën flet Romano sugjeron se puna në prapaskenë tashmë është duke u zhvilluar dhe se Milani ka vendosur përforcimin e sulmit si një nga prioritetet kryesore të merkatos së verës./GazetaExpress/
