Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO. Kjo vjen pas mosmbështetjes së aleatëve ndaj veprimit ushtarak amerikan kundër Iranit, siç u raportua në një intervistë për gazetën britanike “Daily Telegraph”.
Trump e cilësoi aleancën si një “tigër prej letre”, duke theksuar se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga pakti i mbrojtjes tani “ka kaluar fazën e rishqyrtimit”, sipas gazetës. Ai shtoi se prej kohësh ka pasur dyshime për besueshmërinë e NATO-s, bën të ditur Reuters.
“Oh po, do të thosha se ka kaluar fazën e rishqyrtimit,” i tha Trump gazetës, kur u pyet nëse do ta rimerrte në konsideratë anëtarësimin e SHBA-së në aleancë pas këtij konflikti.
“Nuk jam ndikuar kurrë nga NATO. Gjithmonë e kam ditur se ata janë një tigër prej letre, dhe Putini e di këtë gjithashtu, meqë ra fjala,” shtoi ai.
