Austria shpëton në minutat e fundit nga eliminimi, duke barazuar ndaj Algjerisë dhe siguron kualifikimin. Një ndeshje dramatike u zhvillua mbrëmë në Kansas City.
Austria arriti të shënonte një gol shpëtimtar në fund të ndeshjes kundër Algjerisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 3-3 dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-tave të Botërorit.
Edhe Algjeria, me në krye Riyad Mahrezin, ka siguruar kualifikimin më tej si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, për herë të parë që nga viti 2014.
Për Algjerinë shënuan Belghali dhe Mahrez (dy herë), ndërsa për Austrinë golat i realizuan Arnautoviq, Sabitzer dhe Kalajdziq.
Austria e mbyll fazën e grupeve në vend të dytë me katër pikë, me të njëjtin numër pikësh si Algjeria, e cila renditet në vend të tretë.
