Botërori: Faza e 1/16-tave nis me përballjen Afrikë e Jugut-Kanadë
Sot shënon fillimin e fazës së 1/16-tave të Kampionatit Botëror, një fazë e cila premton dramë dhe surpriza në secilën prej 16 ndeshjeve të parashikuara.
Ndeshja hapëse e kësaj faze do të jetë ajo mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, një prej vendeve organizatore të turneut.
Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në 1/8-tat, ku do të ndeshet me fituesin e duelit Holandë-Marok.
Përballja luhet në Inglewood të Kalifornisë, duke nisur nga ora 21:00.
