Protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës, në shenjë revolte pas vrasjes së saj.
Gjatë protestës, protestuesit kanë hedhur gaz në drejtim të zyrtarëve policorë, duke shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
Protesta po mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.
