Qarkullimi i automjeteve ndalohet në qendër të Graçanicës

Policia e Kosovës ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në qendër të Graçanicës, për t’u mundësuar qytetarëve serbë lëvizjen e lirë drejt manastirit të qytetit, ku po zhvillohet mesha me rastin e Vidovdanit.

Ndërkohë që numri i vizitorëve në manastir është rritur, në mesin e tyre vërehen flamuj me simbole fetare ortodokse, përfshirë portretin e Jezu Krishtit. Gjithashtu, disa besimtarë mbajnë kryqe të mëdha prej druri gjatë rrugës drejt oborrit të manastirit.