Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë, i dyshuar për veprat penale të zjarrvënies dhe tentativës për zjarrvënie.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 22:40. I dyshuari thuhet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, si dhe është përpjekur të djegë punëtorinë e një ankuesi tjetër.

Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.