Ndërron drejtimin FC Dardania Basel: Largohen Çitaku, Xhaka dhe drejtues të tjerë
Mbrëmë, FC Dardania Basel organizoi një darkë përshëndetëse që shënoi mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e klubit zviceran me rrënjë shqiptare.
Pas shumë vitesh pune, përkushtimi dhe suksesesh, nga detyrat e tyre u larguan zyrtarisht: Kryetari Tahir Çitaku, Drejtori Sportiv Besim Bublica, Menaxheri Ragip Xhaka dhe Drejtori i Juniorëve, Bashkim Çitaku.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari në largim, Tahir Çitaku, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm ndër vite. Ai theksoi se është një krenari dhe kënaqësi e madhe ta lërë klubin në këtë nivel suksesi.
