Dy kandidatë të PDK-së dorëzojnë ankesë në PZAP, kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve

Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, dy kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë dorëzuar sot një ankesë zyrtare pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ankesa e tyre ka të bëjë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kjo ankesë pritet të shtyjë procesin e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Afati i fundit për dorëzimin e ankesave në PZAP është data 29 qershor 2026, në orën 12:00.

Para mediave, Haxhiu theksoi se ankesa është e bazuar, pasi sipas tij, “rezultati përfundimtar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i pasaktë dhe i paverifikuar.” Ai shtoi se për këtë arsye, rezultati nuk mund të certifikohet.