Daut Haradinaj viziton Bekim Metajn, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Daut Haradinaj zhvilloi sot një vizitë në Magure të Lipjanit, te ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe veterani i Ushtrisë së Kosovës, Bekim Metaj.

Bekim Metaj, së fundmi, u përball me një grup prej 21 personash nga Serbia, ku tre prej tyre dyshohet se ishin pjesë e formacioneve paramilitare serbe të kohës së Millosheviqit.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj u shpreh i impresionuar nga qëndrueshmëria dhe dinjiteti i familjes Metaj. Ai theksoi se kjo familje ka kontribuar brez pas brezi në vlera kombëtare dhe shtetformuese.

“U ndjeva mirë në këtë familje fisnike shqiptare që ndër breza ka rritur vlera kombëtare. I shpreha Bekimit dhe familjes Metaj konsideratën dhe përkrahjen time në çdo aspekt,” deklaroi Haradinaj.