**Durrës: Plagoset shtetasi slloven pas një konflikti fizik**

Një shtetas slloven u plagos mbrëmjen e së dielës në Durrës, pas një konflikti fizik që ndodhi në zonën e Shkallnurit.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Viktima, shtetasi M.M., 45 vjeç, me origjinë nga Sllovenia, dyshohet se ishte i pastrehë dhe u përfshi në një përleshje me disa persona, identiteti i të cilëve mbetet ende i panjohur. Pas incidentit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor.