Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që shtetet mund t’u ndalojnë grave transgjinore të marrin pjesë në sportet shkollore dhe universitare për vajza, duke i dhënë mbështetje ligjeve që kërkojnë garimin sipas seksit të regjistruar në lindje.
Sipas asaj që raporton ”BBC”, vendimi vjen pas shqyrtimit të dy rasteve të veçanta nga Idaho dhe West Virginia, ku studentë transgjinorë kishin sfiduar ndalimet në gjykatë, shkruan IndeksOnline.
Paditësit argumentuan se këto ligje shkelin mbrojtjen e barabartë të garantuar nga Kushtetuta e SHBA-së, si dhe bien ndesh me ligjet federale për të drejtat civile.
Megjithatë, Gjykata Supreme vendosi në favor të shteteve, duke lënë në fuqi ligjet që kufizojnë pjesëmarrjen e grave transgjinore në garat sportive për femra.
Idaho ishte shteti i parë që miratoi një ligj të tillë në vitin 2020, ndërsa që atëherë më shumë se dy duzina shtete amerikane kanë ndjekur të njëjtën rrugë, duke miratuar masa të ngjashme.
Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të ketë ndikim të gjerë në debatet ligjore dhe politike rreth pjesëmarrjes së sportistëve transgjinorë në sportet shkollore dhe universitare në SHBA./IndeksOnline/
